Dalja e versioneve të reja të Samsung, LG dhe HTC ka shtyrë edhe kompanitë tjera të dalin me alternativat e tyre. Ndër to është edhe Motorola, me gjeneratën e tretë të Moto X.
Sipas një raporti Moto X do të ketë ekran 5.2 inç me rezolucion 1440x2560 pikselë dhe dendsitet 565 pikselë. Telefoni do të ketë procesor Snapdragon 808, gjashtëbërthamësh dhe 4GB RAM memorie.
Moto X do të vijë në dy versione, njëri me 32GB hapësirë dhe tjetri me 64GB hapësirë të brendshme.
Një kamerë 16 megapikselë Clear Pixel do të jetë në anën e pasme, ndërsa një kamerë 5 megapikselë në anën ballore do të përdoret për të shkrepur selfie dhe për të bërë thirrje me video. \
Telefoni do të ketë të instaluar sistemin operativ Android 5.1.1. Gjenerata e tretë e Motorola Moto X mund të prezantohet në shtator të vitit 2015.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.