Nga e hëna e 18 e shtatorit, në Pejë ka filluar aksioni mbi planin operativ “Motoçikleta 2023”.
Gjatë kohës prej kur ka nisur krejt ky plan, janë shqiptuar 60 gjoba e janë sekuestruar 22 motoçikleta të padoganuara, raporton Klan Kosova.
Përveç masës së ndëshkimit, kjo nismë po bëhet edhe për shkak të ngarkesës së madhe brenda qytetit nga mjetet me dy rrotë.
Iniciativa e nisur nga Policia po mirëpritet nga qytetarët. Kjo akoma më shumë për faktin që në trafik ka edhe shoferë nën moshë që vozisin motor.
E për këta të fundit ndryshon edhe masa ndëshkuese, pasi me pjesën e shqiptimit të gjobave për ta, merret gjykata për kundërvajtje në Pejë.
Ky aksion do të zgjasë deri të hënën, porse nuk do të jetë i fundit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=UhSzZH6H2O0
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.