Një motoçklist ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën "Bill Clinton" në Prishtinë.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
"Sot rreth orës 18:00 në rrugën "Bill Clinton" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjet dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut", deklaroi ajo për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.