Një motor ka goditur për vdekje një person në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit të Shqipërisë.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se këmbësori i cili u godit nga motori është i moshës 68-vjeçare.
“Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë”.
“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi A. S. Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.