Një person është xhiruar në Lipovec të Gjakovës teksa drejtonte një motoçikletë në mënyrë të rrezikshme.
Lexues i Klankosova.tv ka dërguar video nga ndodhia, teksa shoferi shihet duke vozitur mjetin vetëm në një rrotë, duke rrezikuar kështu edhe të pranishmit.
Raste të tilla nuk janë të rralla, pasi vetëm një ditë më parë,
Klankosova.tv raportoi për një rast të ngjashëm që ndodhi në Istog.
https://www.youtube.com/watch?v=BDNW-Q8WO6Q
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.