Pos në trafik, të angazhuar janë edhe me aksione tjera në terren për të garantuar siguri.
Përveç policisë për këtë gjë punojnë edhe organe tjera.
Për efikasitetin e punës që bëhet nga to, ministria e Punëve të Brendshme do të marrë mendimet e qytetarëve.
Këtë synon ta bëjë përmes hulumtimeve që do të kryhen nga kompania e zgjedhur në tenderin e shpallur për këtë punë.
Nga MPB nuk treguan qëllimin e vendimit, por profesori i sigurisë, Besnik Fetahu atë e vlerëson pozitivisht, njofton Klankosova.tv.
Por ky hulumtim nuk do të duhej të iniciohej nga ministria, sipas Bedri Elezit.
Në bazë të tenderit, kërkohet realizimi i gjashtë hulumtimeve për tre vjet, me 7 mijë e 200 pyetësorë.
https://www.youtube.com/watch?v=HXw6xPToDP0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.