Mposhtet boksieri Xhoxhaj në “Baku 2015” | Klan Kosova
Sport
Mposhtet boksieri Xhoxhaj në “Baku 2015”
Është dështimi i radhës për Kosovën, në boks sot është mposhtur Armend Xhoxhaj në çerekfinale të Lojërave Olimpike Evropiane “Baku 2015” deri në kategorinë 81 kilogram.
Ukrainasi Oleksandr Khyzhniak ishte pengesë për boksierin kosovar i cili u mposht me rezultat 2:1 me votim nga gjyqtarët, 10:9, 9:10 dhe 9:10.
Deri më tash përfaqësuesit kosovar nuk kanë arritur që të stolisen me ndonjë medalje në këto lojëra.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.