Pakënaqësitë të ngritura përmes protestave nuk i kanë të rralla specializantët. Për më tepër, mjeket të cilat janë duke e ndjekur shkollimin specialistik janë përballur edhe me diskriminim gjinor.
Kjo tashmë është evidentuar edhe përmes gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit në raportin e vitit 2022 në Ministrinë e Shëndetësisë, raporton Klan Kosova.
Tri specializante të rregullta kishin shkuar në pushim të lehonisë pa vendim nga MSH-ja. Si pasojë e kësaj, specializantet nuk kanë mundur t’i dorëzojnë dokumentet për të përfituar të drejtën e pushimit me pagesë edhe për tre muajt tjerë nga Qeveria.
Kjo qasje, sipas Luljeta Demollit e cila udhëheq Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë së është diskriminim dhe shkelje e ligjit, ngase çdo institucion, edhe në qoftë se falimenton, paratë e bankrotit duhet të ndahen për lehonat, meqë këtë të drejtë e kanë të garantuar.
Demolli thekson se gratë mund të orientohen në karrierë por edhe të bëjnë edhe familje. Si shkak i kësaj, shteti nuk duhet të jetë mes njërës apo tjetrës, por t'i mbështesë në të dy anët.
Për dallim nga tri specializantet, një tjetër ishte paguar nga MSh-ja edhe për tre muaj më shumë, pra nëntë gjithsej, dhe atë me 70 për qind të pagës, madje duke u paguar edhe për shujtë e shtesat e COVID-it – dy përftime këto që ishin aplikuar edhe tek dy lehona tjera, specializante.
Kjo për auditorin konsiderohet dëmtim i buxhetit. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=7jT1kXcW2eI
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.