Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në Rekomandimet e OBSH për Strategjinë e Testimit Laboratorik dhe ritestimit si dhe në strategjinë e testimit të ECDC (datës 27 maj 2020) ka rekomanduar pwr përditësimin e strategjisë së testimit dhe ritestimit për SARS-CoV-2.
MSH vlerëson se me rritjen e numrit të rasteve të detektuara në dy javët e fundit si dhe largimin e kufizimeve në lëvizje të qytetarëve të Kosovës, kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID 19, njofton Klan Kosova.
Bazuar në rekomandimet e OBSh dhe ECDC, konform situatës epidemiologjike aktuale dhe kapaciteteve laboratorike të kufizuara, në vijim janë përcaktuar kriteret për testim në Covid-19:
Përkufizimi i rastit për testim në SARS CoV-2
Testimi laboratorik për COVID-19 duhet të bëhet sipas kritereve të mëposhtme:
Pacientët me infeksion akut të traktit respirator (fillimi i papritur i sëmundjes me të paktën njërin këto shenja e simptoma: kollë, ethe, frymëzënie) ose shfaqje e papritur e anosmisë (humbje e shqisës së nuhatjes), ageusia (shijes) ose imazheri radiologjike që tregojnë lezione kompatibile me COVID-19
DHE
Histori udhëtimi ose vendbanimi në një vend/zonë, ku ka pasur vatra të rasteve ose përhapje në komunitet gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave;
OSE
Kontakt i ngushtë me rast të konfirmuar ose të mundshëm COVID-19 në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave;
OSE
Personi që kërkon hospitalizim.
OSE
Personi është banor ose anëtar i stafit, në një institucion rezidencial për personat e ndjeshëm, në 14 ditët para fillimit të simptomave.
Klan Kosova ka siguruar dokumentin ku rekomandohet përditësimi i strategjisë së testimit dhe ritestimit për Covid-19.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.