Kronikë nga gazetarja Endrita Bajrami
Kushdo që kaloi nëpër sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë të mërkurën, pati mundësi të mësojë më shumë për kancerin e gjirit.
Shoqata e Onkologëve shpërndau fletushka informuese, një ditë para përfundimit të muajit që i dedikohet luftimit të kësaj sëmundjeje, raporton Klan Kosova.
Dikush po i jep rëndësi të ushqyerit të shëndetshëm, si faktor për luftimin e sëmundjes.
Kjo ngjarje, sipas onkologut Arben Bislimi, ka për qëllimin vetëdijesimin edhe të gjeneratave të reja.
Nga këtu u bë e ditur që veç grave, rreth 1% e të diagnostikuarve brenda vitit janë burra. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=tJ-OGmQt-Cg
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.