Garbine Muguruza u bë e para spanjolle(që nga Arantxa Sanchez Vicario më 1996) që prekë finalen e Wimbledonit për femra në 19 vjet, pasi mposhti polaken Agnieszka Radwanska me rezultat 2-1 në sete, 6-2, 3-6 dhe 6-3, në Centre Court, për një orë e 57 minuta.
Muguruza foli pas ndeshjes, duke u shprehur shumë e lumtur me rezultatin e ndeshjes.
"Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë që ndjej. Kam punuar shumë për të arritur këtu".
"E dija që do të ishte e vështirë. Isha nervoze në setin e dytë".
"Kundërshtarja ka shumë përvojë, ndaj mu desh të luftoja shumë".
Spanjollja në finale do të përballet me fituesen e gjysmëfinales tjetër mes Serena Williams dhe Maria Sharapova.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.