45 vjeçari nga Prishtina, Muhamed Saqipi, ka nevojë për ndihmën tuaj. Kjo për shkak se është i prekur me sëmundjen "cirhosis hepatis decompensatum auoimuna".
Ai ka nevojë për transplantim të mëlçisë në Turqi, për të cilën duheshin 75 mijë euro.
Fellenxa Saqipi, gruaja e Muhamedit, ka bërë të ditur për klankosova.tv se ata janë në Turqi dhe se kanë mbledhur 75 mijë eurot që duheshin për trajtim.
Ajo ka deklaruar se kanë nevojë edhe për më shumë të holla pasi mundet të ketë ndonjë komplikim gjatë operacionit si dhe do të iu duhen para për terapi dhe kontrollet pas operacionit.
Këto të holla janë të papërballueshme për familjen e 45 vjeçarit.
Andaj kërkohet ndihmë për të, ata që dëshirojnë ta ndihmojnë munden të kontaktojnë gruan e Saqipit, Fellenxa Saqipi në numrin: +383 44 558 815.
Po ashtu munden të dërgohen para në këtë xhirollogari:
TEB: 2032000109898632 IBAN: XK05 Swifti: TEBKXKPR

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.