Atleti kosovar, Muhamet Ramadani ka arritur edhe nje sukses tjetër në disiplinën e hedhjes së gjylës.
Ai ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian U20 që po mbahet në Tallinn të Estonisë, njofton Klan Kosova.
Për Ramadanin ky nuk është suksesi i parë në këtë sport, pasi është kampion aktual Ballkanik, në këtë disiplinë sportive.
Garuesi kosovar, shihet si një potencial i madh për të ardhmën në hedhjen e gjylës, dhe në të ardhmën mund të jetë kanditat për lojërat olimpike.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.