Në disiplinën e hedhjes së gjyles, Muhamet Ramadani është renditur në vendin e gjashtë në Kampionatin Botëror U20, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.
Pas gjashtë tentimeve, rezultatin më të mirë Ramadani e arriti 18.97 metra.
Juan Vasquez Gomez e fitojë medaljen e artë me hedhje 19.73 metra, transmeton Klankosova.tv.
Ramadani e kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që u mbajt në muajin e kaluar në Tallin të Estonisë, në të cilin ka arritur rekord personal me hedhje 19.92 metra.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.