Legjenda e boksit Muhammad Ali, është tërhequr nga udhëtimi i tij në Britani pasi që familja e tij e panë të arsyeshme që moti i ftohtë dhe fluturimi mund të jenë një ngarkesë e madhe për shëndetin e bokserit.
Për 74 vjecarin ky udhëtim u konsiderua i rrezikshëm pasi që mund të sillte tendosje në trupin e tij, përcjellë Klan Kosova.
Muhammad Ali ka luftuar për shumë vite nga sëmundja e parkinsonit dhe udhëtimi i ish- kampionit të boksit për në Britani ishte paraparë të bëhet me shpresën se do të marr pjesë në një ekspozite në Arenën O2 e që pasqyron rrugëtimin e gjatë të jetës së tij.
Vajza e tij Maryum Ali, 47 vjeçare tha për Mail Online se në asnjë mënyrë nuk do të ishte e shëndetshme që babai i saj të bënte një udhëtim të tillë.
Ekspozita e quajtur ‘’I Am The Greatest’’ është hapur në fillim të muajit mars dhe do të pres vizitorët edhe për gjashtë muaj të tjerë, përcjellë Klan Kosova.
‘’I Am The Greatest’’ është ekspozita e cila do të shënoj në histori jetën e 74 vjecarit brenda dhe jashtë ringut.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.