Bokseri legjendar, Muhammad Ali, është duke u trajtuar në një spital për probleme me frymarrje.
Këtë gjë e ka konfirmuar një zëdhënës i ish-kampionit botëror, transmeton Klan Kosova.
74 vjeçari është duke u trajtuar nga mjekët si një masë paraprake dhe ata kanë vlerësuar se gjendja e tij është stabile.
Ali ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 1984 dhe u detyrua ta lë boksin.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.