Shkencëtarët egjiptianë kanë zbuluar në mënyrë digjitale mbetjet e mumifikuara të faraonit Amenhotep I, ku kanë nxjerrë detaje magjepsëse rreth jetës dhe vdekjes së mbretit egjiptian për herë të parë që nga zbulimi i mumjes në 1881.
E zbukuruar me kurora lulesh dhe një maskë magjepsëse prej druri në fytyrë, mumja ishte aq e brishtë sa arkeologët nuk kishin guxuar kurrë të ekspozonin mbetjet duke e bërë kështu të vetmen mumje mbretërore egjiptiane të gjetur në shekujt 19 dhe 20 të pahapur ende për studim.
Duke përdorur teknika digjitale jo-invazive, shkencëtarët egjiptianë kanë përdorur tomografinë e kompjuterizuar tredimensionale (CT) për të zbuluar mumjen 3500 vjeçare dhe për të studiuar përmbajtjen e saj.
"Duke e zbuluar në mënyrë digjitale mumjen dhe duke hequr shtresat e saj virtuale - maskën e fytyrës, fashat dhe vetë mumjen - ne mund ta studiojmë këtë faraon të ruajtur mirë në detaje”, ka thënë Dr. Sahar Saleem, profesoreshë e Radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kajros dhe radiologe e këtij projekti.
Saleem dhe kolegët e saj zbuluan se Amenhotep I ishte rreth 35 vjeç dhe 169 centimetra i gjatë. Ai gjithashtu ishte bërë synet dhe kishte dhëmbë të shëndetshëm. Rreth 30 hajmali dhe një brez unik ari u gjetën brenda mbështjellësve./ Klankosova.tv.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.