Ekipi kombëtar i Shqipërisë është përfaqësuar me dy rusë në Lojërat Mesdhetare "Oran 2022" në kategorinë e mundjes.
Rusi Zemilkhan Abakarov u shpall kampion në mundje duke e mposhtur një kundërshtar egjiptian me rezultat 11-0 në peshën deri 65 kilogram, stil i lirë, transmeton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, sukses pati edhe rusi me nënshtetësi shqiptare, Islam Dudaev, i cili e fitoi medaljen e bronztë ku e mposhti një kundërshtar nga Algjeria me rezultat 8-0.
Abakarov dhe Dudaev iu bashkuan ekipit të mundjes shqiptare në shtator të vitit 2021, ku të dy ishin shprehur të lumtur me përzgjedhjen kuqezi.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.