Klinika e Kirurgjisë Abdominale ka pezulluar programin elektiv gjatë muajve të verës deri në shtator.
Arsyet janë mungesa e anesteziologëve dhe pushimet vjetore gjatë këtyre dy muajve, ndonëse kreu i kësaj klinike, Ferat Sallahu thekson se edhe në të kaluarën ka qenë kjo praktikë,
Megjithatë pezullimi i operacioneve është bërë vetëm tek ato raste ku nuk rrezikohet jeta e pacientëve, njofton Klan Kosova.
Veçse, patologji të tjera me prioritet kryhen, teksa për rastet që janë shtyre deri në shtator, drejtori Sallahu thotë se pritje të gjata për pacientët nuk do të ketë.
Aktualisht numri i intervenimeve kryera brenda një javë është 20 sosh, përjashtuar ato urgjentet
https://www.youtube.com/watch?v=E-gRGIf9Zfk
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.