Me dy nënshkrime u fuqizua, e më një u shkëput.
Ministria e Arsimit, njëanshëm u largua nga Kontrata Kolektive me SBASHK-un, me arsyetimin e mungesës së legjitimitetit.
Në argumentimin ligjor të këtij vendimi përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e qeverisë, në kohën kur është marrë vendimi, gjë që sipas dokumentit përbënë mungesë të kompetencës, njofton Klan Kosova.
MASHTI ka potencuar se kontrata nuk është buxhetuar asnjëherë, por asnjë nga këto arsyetime nuk qenë bindëse për sindikalistët, që nuk pajtohen me shkëputjen.
Ish-ministri, Ramë Likaj, që e firmosi marrëveshjen nuk pranoi të komentojë rreth këtij zhvillimi.
https://www.youtube.com/watch?v=YWbrHeFJqAc
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.