Nuk ndodh rrallë që nëpër seancat e kuvendit, hapësira e caktuar për kabinetin qeveritar të mbetet e zbrazët. Madje zor se ndodh që ministrat t'i mbushin të gjitha karriget, në ndonjë mbledhje të legjislativit.
Kjo dukuri, sipas monitoruesit të kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, Arbër Thaçi, u shkakton telashe edhe deputetëve.
"Shumica e pyetjeve parlamentare nuk marrin përgjigje për herë të parë, ka raste kur nuk marrin përgjigje as pas herës së pestë", ka thënë ai për Klan Kosova.
Kritika për këtë praktikë të ekzekutivit ka ish-ministri Besian Mustafa, tash deputet opozitar.
"Në disa raste, që është e çuditshme dhe e papranueshme, ministrat e autorizojnë dikë tjetër ta prezantojnë ndonjë ligj që është i fushës së tyre, apo mungojnë kur kanë pyetje parlamentare", ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike.
Qeveria nuk është përgjigjur për këtë çështje, por një deputete e pushtetit e arsyeton mungesën e ministrave.
"Më a ndodhë që mos me qenë ministri, por më kanë kthyer përgjigje me shkrim. Kanë shumë obligime dhe angazhime", është shprehur Mirlinda Tishukaj-Sadiku e Vetëvendosjes.
Monitoruesit thonë se dukuria e injorimit të seancave plenare i ka shoqëruar edhe qeveritë e kaluara.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=q0pZo8WbIP4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.