Po të kishte kuvendi ditar si të shkollave, do të mbushej me mungesa të deputetëve.
Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, të zgjedhurit e popullit kanë munguar 699 herë në seanca.
Kjo ka bërë që të dështojnë gjysma e 45 seancave, në mungesë kuorumi.
Por, edhe kur ka pasur numra, hulumtuesit e Institutit Demokratik të Kosovës thonë se nisma të rëndësishme nuk kanë kaluar.
KDI vlerëson se opozita ka qenë konstruktive në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ku duhen dy të tretat e votave, ani pse herë-herë me kushte.
Nga 108 projektligje në procedurë, gjatë muajve-janar qershor janë miratuar vetëm 43 sosh, teksa ka të tilla fort të rëndësishme që ende nuk u ka ardhur rendi.
https://www.youtube.com/watch?v=2n39IeFZJl0
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.