Ka dështuar të mbahet seanca kundër Xhelal Sveçlës, Fitore Pacollit, Salih Zybës e Drita Millakut për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars të vitit 2018.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, arsyeja për dështimin kësaj radhe ishte për faktin se ka munguar prokurori Valdrin Krasniqi.
Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26 korrik, 2019, pasi, sipas Prokurorisë, thuhej se hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/gazi-lotsjelles-ne-kuvend-svecla-me-kolege-dalin-para-gjykates-video11/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.