Pikturat e Hekuran Sokolit do të ekspozohen për një kohë në studion e Orës së Pasdites.
Ky emision që për shumë vite ka qenë fole e artistëve kosovarë, tani do t’i përfaqësojë ata edhe duke i transformuar muret e veta në ekspozita të vogla të tyre.
Sokoli njihet për artin e tij gjeometrik dhe është tejet bujar për t’ua lënë interpretimet të tjerëve, sado shumëngjyrëshe të jenë ato.
“Nuk do të thotë që gjithçka që e them unë rreth pikturës sime është ashtu. Arti është i lirë, secili e ka të drejtën ta shohë si do vetë, ose ta përjetojë si do vetë”, ka thënë Sokoli në Orën e Pasdites.
“Piktura krijohet për shkak se autori ose artisti e ndien se duhet ta krijojë por është një e mirë e dyanshme për shkak se kur krijohet, krijohet edhe për dekorim. Tash shumë artistë nuk kanë qejf të thonë që piktura është dekorim, nëse thjeshtësohet, është për ta zbukuruar një hapësirë siç është kjo”.
Pikturat e Sokolit, përfshirë edhe këto të ekspozuara në studio, janë në shitje.
https://www.youtube.com/watch?v=uvESQ2m7qVc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.