Andy Murray dhe Roger Federer janë kualifikuar për gjysmëfinale të Wimbledonit.
Në fakt, ata dy edhe do të takohen në meqin e parë të këtij nivelit të garave.
Gjysmëfinalja e dytë dihet pas pak orëve. Për një vend këtu po luftojnë Nenad Gjokoviq e Marin Çiliq, dhe Stan Wawrinka e Richard Gasquet, që aktualisht janë duke i zhvilluar ndeshjet cerekfinale.
Britaniku Murray mbërriti në gjysmëfinale pas fitores së sotme ndaj Vasek Pospisil 3 me 0 në sete.
Federer nuk pati asnjë problem në mecin me Gilles Simon, të cilin, e mposhti, po ashtu, 3 me 0.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.