Andy Murray, tenisti i Britanisë së Madhe ka mposhtur kundërshtarin e tij David Goffin, i cili u cilësua si më i vështiri që prej kur britanezi u kthye nga lëndimi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Me këtë fitore, 31 vjeçari kaloi në çerekfinale në kampionatin që po mbahet në Kinë, duke mposhtur tenistin belg me rezultat 6-3 dhe 6-4 në sete.
Kampioni i trefishtë në Grand Slam do të ballafaqohet kundër Taro Daniel ose me Fernando Verdasco i cili e mposhti në US Open gushtin e kaluar.
Murray u kthye nga lëndimi ku pësoi tërheqje muskulore, i cili ia pamundësoi pjesëmarrjen në turne të shumtë.
●●●
KSHKRIMI NGA
kushtrim
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.