Britaniku Andy Murray ka mposhtur pesë herë kampionin e botës Novak Djokovic në finale të ATP World Tour.
Më këtë trofe të fituar Murray përfundon vitin 2016 si i pari i botës.
6:3 dhe 6:4 ka qenë rezultati i duelit që u zhvillua në London O2 Arena, shkruan BBC.
“Jam shumë i lumtur që fitova dhe që po mbetem i pari i botës, është shumë ndjenjë e veçantë”, ka thënë Murray.
Ai ka shtuar se përballja me serbin Djokovic është ndjenjë e veçantë po ashtu në duele si ky, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.