Numri dy i botës Andy Murray ka arritur finalen e pestë të Australian Open në karrierë pas një përballje epike në pesë sete me të 13-tin në botë Milos Raonic.
Briton Murray nuk ishte në element, duke bërë që kundërshtari i tij të marrë udhëheqjen me raste.
Por 28 vjeçari skocez arriti që të kthehet duke dalë triumfues në duelin katër-orësh.
Murray në finale do të përballet me Novak Gjokoviq në finalen e të dielës.
“Ishte set i vështirë, ai i treti. Ai nuk huqi asnjë shërbim dhe është frustuese të mos marrësh asnjë pikë”, ka thënë Murray.
“Por me kalimin e kohës unë u përmirësova, që ishte shumë me rëndësi”.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.