Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka drejtuar akuza ndaj një punëtori të kësaj kompanie për dëmtim dhe sabotazh të prodhuesit të makinave elektrike.
Në një e-mail drejtuar stafit, Musk ka thënë se një punëtor, i cili nuk është emëruar, ka bërë ndryshime të paspecifikuara në kodim të sistemit operativ të prodhuesit të makinave, dhe ka dërguar të dhëna të ndjeshme tek palët e treta.
Kompania nuk ka komentuar në lidhje me këtë ndërsa pretendimet ende nuk janë verifikuar.
Musk ka deklaruar se kjo çështje do të hetohet.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.