Grevën e nisur, javën e kaluar, nuk e kanë ndërmend ta ndërprenë.
Kjo edhe përkundër thirrjes së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që mësimi të nisë më 1 shtator.
Sikur kjo e fundit po mendon edhe një kundërshtare politike nga PDK-ja.
Është drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Besjana Musmurati, që thotë se fëmijët nuk duhet të humbin mësimin.
“Mësimi duhet të fillojë më 1 shtator dhe ky është vendim i të gjitha komunave të Kosovës”, u shpreh ajo.
Veç se kjo po e pranon se Ministria është duke bërë presion te të gjitha drejtoritë e arsimit në komunat e vendit.
"Nuk duam kërcënime e shantazhe e aq më pak të përdoren komunat për t'i shantazhuar mësimdhënësit", tha tutje ajo.
Prandaj, Musmurari kërkon zgjidhje të shpejtë nga SBAShK-u e MAShTI.
https://www.youtube.com/watch?v=SvxCYOd9by8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.