Kryeministri Isa Mustafa, i ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës së vitit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Numri një i Qeverisë ka theksuar se 7 shtatori është një prej datave më të rëndësishme në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.
"Aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut, vendosi themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe dëshmoi vendosmërinë e pathyeshme të qytetarëve të saj për të realizuar aspiratat e tyre shtetformuese" thuhet në urimin e Mustafës për këtë ditë.
Me këtë rast jubilar, shefi i qeverisë kosovare ka përkujtuar dhe ka shprehur mirënjohje edhe për deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët në rrethana tejet të vështira miratuan këtë kushtetutë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.