Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka prezantuar katër pika që ai I ka quajtur argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtarë që I hapin rrugë liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë subjektet që tash qeverisin me vendin e kishin penguar liberalizimin, por që tash duhet ta ç’pengojnë, përcjellë Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
“Ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë!
- E kanë Marrëveshjen e dy komisioneve shtetërore, të Kosovës dhe të Malit të Zi;
2. E kanë Raportin e Komisionit Ndërkombëtar të emëruar nga Presidentja Jahjaga
3. E kanë konfirmimin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se me marrëveshjen e 25 Gushtit 2015 nuk humb territor as Kosova dhe as Mali i Zi, dhe se SHBA e përkrahë këtë marrëveshje;
4. E kanë Raportin e Komisionit Profesional për Matjen e Territorit të Kosovës, në krye me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili Raport konfirmon se me këtë demarkacion Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror territor.
I kanë edhe kauzat politike, me të cilat kanë bërë fushatë të dhunshme. Dhe le të zgjedhin. Ose le të aprovojnë dhe amnistojnë kauzat e tyre të rrejshme politike, ose le të aprovojnë këto katër argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, le të hapin rrugën për liberalizim të vizave”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.