Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se tha se do t’i bëjë ftesë opozitës e shoqërisë civile që të caktojnë ekspertët e tyre, të bëhet matja dhe të shihet se ka humbur apo jo Kosova territor me Malin e Zi.
“Unë do tu dërgojë ftesa tani. Në të vërtetë kërkesa të gjithëve dhe partive opozitare dhe shoqërisë civile që ata të caktojnë ekspertët e tyre, të bahet matja. Nuk dua ta pengoj askënd. Sepse të gjithë ne dëshirojmë dhe unë dëshiroj si kryeministër i vendit, që të kem një ekzaminim të ekspertëve dhe të thonë se sa është sipërfaqja e Republikës së Kosovës", ka thënë ai.
Kreu i ekzekutivit poashtu ka deklaruar se pret që shumë shpejtë ministrat serbë të kthehen në qeveri ,e po ashtu dhe të emërohen ministrat në ministritë, të cilat tashmë po udhëhiqen nga ushtrues detyre.
këto komente ai I bëri pas hapjes së zyrtare të spitalit të Vushtrrisë, njofton Klan Kosova/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.