Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka vizituar sot të parin e Ferizajt, Agim Aliun.
Kështu bëri të ditur vet Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook, tha se me Mustafën ndanë çaste të këndshme bisede për bashkëpunimet, politikat e nismat e përbashkëta në fuqizimin e rolit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, transmeton Klankosova.tv.
“Ferizajn e vizitoi sot, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës dhe njëkohësisht Zëvendës Kryetar i Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa me të cilin ndamë çaste të këndshme bashkëbisede për bashkëpunimet, politikat e nismat e përbashkëta në fuqizimin e rolit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Aliu.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.