Vokalisti i bendit Megadeth ka sugjeruar që jo vetëm që do të donte të shkruante bashkë me James Hetfieldin e Metallicës prapë, por që ka gjasa që dicka e tillë edhe të ndodhë sërish.
Mustiane kishte qenë një herë e një kohë pjesë e Metallicës por ishte larguar në mënyrë të hidhur më 1983.
“Kam qenë duke shpresuar fshehtazi që do të ketë një ditë kur James dhe unë mund të shkruajmë prapë së bashku”, ka thënë Mustaine për VWMusic.
“Mendoj që bota realisht do që ne ta bëjmë atë, dhe mendoj që është një mundësi shumë e mirë që kjo të ndodhë në rrugë e sipër.”
https://www.youtube.com/watch?v=0bn_nhm4aRE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.