Muzeu i Nënë Terezës në Prizren është drejt funksionalizimit.
Sipas Ministrisë së Kulturës, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes kësaj ministrie, komunës së Prizrenit dhe Fondacionit të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij – CHwB për funksionalizimin e muzeut “Nënë Tereza” i cili do të hapet së shpejti për vizitorë.
Përveç ekspozitës së përhershme, muzeu do të ketë program artistik vjetor e aktivitete edukuese për fëmijë, duke u shndërruar në një hapësirë kulturore shtesë për qytetin, transmeton Klankosova.tv.
Memorandumi është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të MKRS, Xheladin Krasniqi, nënkryetari të Prizrenit, Kujtim Gashi dhe drejtori i CHwB Kosova, Sali Shoshi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.