Punëtorët në një restorant në New Hampshire thanë se ishin shtangur kur një klient i la bakshish 16 mijë dollarë.
Michelle McCudden, një banakiere në Stumble Inn Bar & Grill në Londonderry, tha se klienti, i cili nuk është një klient i rregullt aty, kishte porositur disa hot dog, disa kokteje dhe turshi të skuqur përpara se të kërkonte faturën e tij.
"Ai është një lloj njeriu misterioz," tha McCudden për WBTS-TV, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, punëtorja u trondit kur e shikoi faturën e tij dhe e pa bakshishin prej 16,000 dollarësh. Më pas ai i tha: “Mos i shpenzoni të gjitha në një vend. Dua që ju t’i merrni sepse punoni shumë”.
Më pas punonjësit e thirrën pronarin për t'i treguar informacionin e pazakontë.
"Mendova se ishte një gabim, mund të kishte qenë ndoshta një shumë prej 160 dollarësh dhe se ai shtoi zero shtesë", tha ai. "Menaxheri i lokalit bisedoi me zotërinë dhe ai i ktheu" Jo, janë 16,000 dollarë".
Restoranti mbledh bakshishe, kështu që paratë vendosën të ndahen midis tetë kamerierëve që ishin në detyrë atë natë - me disa para edhe për kuzhinierët.
https://www.youtube.com/watch?v=-GuuIoF8lQY&t=11s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.