Një ngjarje e rrallë ka ndodhur të mërkurën në Pozheran të Vitisë.
Atje myzeini i xhamisë së fshatit ka thirrur ezanin dhe ka ndezur kandilat pesë minuta para kohës së caktuar, e krejt kjo sipas myezinit Sadik Tërziu ndodhi gabimisht meqë orën e kishte para kohës.
E agjërimi i banorëve sipas imamit Muhamet Zuka është i vlefshëm pasi ndodhi pa qëllim.
Njësoj mendojnë edhe banorët tjerë sipas të cilëve myezini që shërben tash e 20 vjet në Pozheran nuk bëri ndonjë gabim.
Në Pozheran sipas përgjegjësve të xhamisë janë 1200 shtëpi dhe ka mbi tetë mijë banorë.
https://www.youtube.com/watch?v=oo90Nt3lQDo
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.