Lajmet e fundit

Spanjolli është zemëruar me komentet e bëra nga Roselyne Bachelot, e cila ishte Ministre e Shëndetësisë dhe Sportit.
Fituesi i 14 fishtë i Grand Slam, ka thënë se do të padisë secilin që bën deklarata të tilla në të ardhmen.
Nadal ka thënë se është lodhur me thashethemet e supozimet dhe se këdo që merret me thashetheme do ta ndjekë penalisht.
“Një ministër i Francës duhet të jetë serioz”, ka thënë ai. “Kjo është koha që t’i vihemi pas asaj. Do ta padis”.
Bachelot e cila tani është 69 vjeçare, kishte qenë Ministre e Shëndetësisë dhe Sprotit nga vti 2007 deri në vitin 2010 nën qeverinë e ish presidentit Nicolas Sarkozy.
Ajo ka bërë disa komente për Nadal’in javën e kaluar, pasi Maria Sharapova doli pozitive në testin e drogës.
“Kur e shihni se një lojtar tenisi po mungon për muaj të tërë në lojëra, kjo ndodh sepse ka dalë pozitiv gjatë kontrolleve”, ka thënë politikania franceze.
Nadal ka thënë se është komplet i pastër dhe kurrë nuk ka dalë pozitiv në ndonjë kontroll për substanca të ndaluara.