Rafael Nadal është elimnuar në xhiron e dytë të turneut në Wimblendon.
Spanjolli që është i 10-ti në ranglistën botërore u mposht nga gjermani Dustin Brown, që rangohet i 102.
Pas katër seteve: 7-5, 3-6, 6-4 dhe 6-4, gjermani u kualifikua tutje, duke befasuar të gjithë, e më së shumti ndoshta, dikur tenistin më të mirë të botës, Rafael Nadal.
Humbje të ngjashme, para kualifikimit në çerekfinale të Wimbledon Nadal pësoi edhe vitin e shkuar.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.