Rafael Nadal do ta përfundojë vitin si lojtari numër 1 në ATP Listë.
Në xhiron e dytë të Rolex Paris Masters, ai ka fituar ndaj Hyeon Chung, me rezultat 7:5, 6:3, prandaj Roger Federer, i cili është i dyti, nuk ka mundësi ta arrijë deri në fund të vitit, njofton Klan Kosova.
Nadal ka 10,465 pikë, ndërsa Federer 9.005 pikë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.