Numri tre në botë në tenis, Rafael Nadal, është tërhequr nga Wimbledon i këtij muaji dhe Lojërat Olimpike të Tokios.
20 herë kampioni i Grand Slam, i cili fitoi titujt e Wimbledon në 2008 dhe 2010, thotë se ai duhet të "shërohet pas një sezoni të gjatë në fusha", shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
"Nuk është kurrë një vendim i lehtë, por pasi dëgjova trupin tim dhe e diskutova me ekipin tim e kuptoj që është vendimi i duhur," tha spanjolli.
"Qëllimi është të zgjasë karrierën time dhe të vazhdoj të bëj atë që më bën të lumtur".
35-vjeçari shtoi: "Kjo është të garosh në nivelin më të lartë dhe të vazhdosh të luftosh për ato qëllime profesionale dhe personale në nivelin maksimal të konkurrencës."
Nadal la të kuptohet për vendimin pas humbjes së tij nga numri një i botës në Serbi, Novak Djokovic në gjysmëfinalet e French Open, javën e kaluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.