Tenisti spanjoll Rafael Nadal e ka zbuluar lajmin jo të mirë sa i përket pjesëmarrjes në turneun Roland Garros.
Ai ka treguar se nuk do të marr pjesë në njërën prej Grand Slameve të rëndësishme në botën e tenisit përcjell klankosova.tv.
Nadal për më tepër shtoi se përpos që nuk merr pjesë në Roland Garros ai nuk e ka as datën e saktë se kur kthehet nga lëndimi.
Por ai theksoi se nëse kthehet për turneun e vitit të ardhshëm për të do të jetë i fundit në karrierën profesioniste.
Në këtë formë Nadal e paralajmëroi pensionimin pas një periudhe të gjatë me lëndime të vazhdueshme.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.