Rafael Nadal do të mungojë në Wimbledon.
Lëndimi i kyçit të dorës së majtë ia ka pamundësuar spanjollit paraqitjet në turneun më të famshëm të tenisit në botë.
Këtë vendim ish numri një i botës ka thënë se e ka marrë pas konsultimit me doktorët dhe stafin tjetër që e rrethon.
“Pas konsultimit me mjekun tim dhe rezultateve në ekzaminimet e fundit mjekësore, unë nuk do të mund të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm në Ëimbledon. Siç mund ta imagjinoni, është një vendim i trishtuar, por dora ime kërkon kohë për t’u shëruar".
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.