Derisa të gjithë adhuruesit e tenisit i kishin syte në finalen e Roland Garros që u mbajt të shtunën, Rafael Nadal i ishte rikthyer rutinës së ti të zakonshme të stërvitjeve.
Ai tregoi se nuk e ka përcjellur ndeshjen finale të French Open pasi ka qenë duke ushtruar në Shtutgart, transmeton Klan Kosova.
Ai po përpiqet shumë tani pas humbjes në çerekfinale nga Novak Djokovic në Paris.
https://www.youtube.com/watch?v=ZEGmSCK4m5o
Ai tani është i fokusuar në Mercedes Cup ku shpreson që të japë më të mirën dhe të arrijë rezultate sa më të larta, pasi kjo garë tenisi zhvillohet në fusha të me bari, dhe ky i fundit shquhet për rezultate në fusha të argjilës.
“Unë kam luajtur në Centre Court dje dhe fusha e tenisit ishte në gjendje të shkëlqyeshme, duke dashur t`i përgëzoj të gjithë për punën e bërë”.
I pyetur për planet e tij ai u përgjigj se dëshiron të fitojë sa më shumë meçe që është e mundur.
Ai momentalisht gjendet i dhjeti në listën e garuesve të tenisit. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.