Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal është tërhequr nga turneu China Open që mbahet muajin e ardhshëm.
Por përveç kësaj Nadal ka vendosur që të mos paraqitet as në turneun e Shanghai Masters, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i gjurit, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Lëndimi e ka detyruar 32 vjeçarin që “të pensionohet” nga gjysmëfinalja e US Open në fillim të këtij muaji.
Ai gjithashtu nuk ka mundur që të paraqitet në gjysmëfinalen e Davis Cup në fundjavë.
17 herë fituesi i Grand Slam ka vuajtur nga lëndimi në gju në të kaluarën, por që mund të rikthehet pas trajtimit të tij në Paris Masters në që mbahet në fund të tetorit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.