Tenisti Rafael Nadal ka bërë të ditur që viti i ardhshëm mund të jetë viti i tij i fundit në të cilin merr pjesë në turnetë profesionalë të tenisit.
“Viti 2024 me shumë gjasë do të jetë viti im i fundit në turneun profesional”, ka thënë Nadal.
“Motivimi im është që të tentoj dhe ta shijoj, dhe t’u them lamtumirë të gjitha turneve që kanë qenë të rëndësishme për mua”.
Rafael Nadal është njëri ndër tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, ku mes shumë titujsh ka 22 Grand Slamë, një medalje olimpike dhe fitime prej 134 milionë dollarësh nga turnetë.
https://www.youtube.com/watch?v=7FeQScLNvjw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.