Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nuk ndërhyjnë në autonominë e universitetit, duke iu kundërpërgjigjur akuzave për ndikim indirekt në shkarkimin e rektorit.
Nagavci deklaroi se nuk është në dijeni për deklarimet e ish-rektorit, Naser Sahiti, megjithatë u shpreh e informuar me pikat ku është bazuar vendimi, duke veçuar njërën prej tyre, për të cilën tha se u konfirmua edhe nga Agjencia Kundërkorrupsion.
Ministrja foli edhe për plagjiaturën e supozuar të anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së, Selim Bezeraj, të cilën tha se e ka ngritur si problematikë qysh kur u zgjodh.
Nagavci tha se kushdo që e pason Naser Sahitin duhet të marrë masa për shkapjen e UP-së.
Sipas Dibran Hoxhës, nga ORCA, denoncimi për plagjiaturë mund të bëhej edhe nga anëtarët e ministrisë në KD, derisa tha se nëse gjetjet e këshillit vërtetohet se përbëjnë shkelje ligjore, ish-rektori duhet të marrë përgjegjësi.
https://www.youtube.com/watch?v=VY1OIuOg32w
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.