Ditë më parë moderatorja Naile Dema, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më moderatore e njërit prej emisioneve informative më të shikuara në vendin tonë, Edicionit Special.
Naile Dema në bashkëprezantim me Shkodran Gajrakun, për 9 vjet radhazi shoqëruan shikuesit e Klan Kosovës në këtë emision.
Ajo bashkë me Shkodranin u përkujdesën që për shikuesit nga ora 23:00 të sjellin të gjitha informatat që e karakterizuan ditën. Përpos kësaj, intervistat, lidhje direkte me gazetarët në terren brenda Kosovës dhe jo vetëm, u realizuan nga e hëna në të premten nga dyshja e prezantuesve.
Por mesa duket bashkëpunimit të këtij tandemi i erdhi fundi. Dema e cila njëherësh është edhe pjesë e AGK-së, ka treguar në “Podcast Lifestyle me Gonxhen”, shkaqet pse nuk do t’i shoqëroje shikuesit në Edicionin Special.
Për më shumë, ndiqeni videon në poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=Jh1y684GuuI&list=PLkbYqy6vnNgc3DzQtYam0qwqh2FWgPNiH
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.