Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila e ka përcjell nga afër seancën, tha se Naim Murseli nuk është njoftuar ende zyrtarisht për vendimin që u dha.
“Naim Murseli nuk është njoftuar ende zyrtarisht për vendimin që u dha pak më parë për të, por kurdo që do ta marrë vesh nuk do të ndryshojë diçka, pasi ai për gjithë jetën do të jetë prapa grilave, në qeli ku gjendet aktualisht. Përveç tij do të rrijë edhe shoku i tij Granit Plava, pasi të dy u nxorën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Kushtrim Kokalla, do të qëndrojë 30 vjet, ky ishte vendimi që u dha këtu nga kryegjyqtarja Fatime Dermaku”, theksoi gazetarja, njofton Klankosova.tv.
Ajo tregoi se si familjarët shpërthyen në lot në momentin që u kumtua vendimi, ndërsa theksoi se avokati i familjes do të paraqesë ankesë për dënimin e Kushtrim Kokallës.
“Derisa familjarët e Liridonës, babai dhe vëllai dhe familjarët e tjerë, shpërthyen në vaj. Ata thanë pas vendimit që ky është meritor, derisa vetëm në këtë formë u zbutet pak dhimbja që e kanë. Avokati i familjes tha se do të bëjë ankesë pasi që vendimi për Kushtrim Kokallën nuk është ai që e kanë dashur gjithmonë. Edhe për të kanë kërkuar burgim të përjetshëm”, tha Tërshani, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=FJbdrxvGeLc
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.